SPORT

Zidane dhe Mourinho tregojnë dhëmbët në aktin e parë të sezonit

Karriera e Zinedine Zidane nisi si zëvendës i Jose Mourinhos te Reali Madridit. Sot ai është sfidanti i “Special One” për të rrëmbyer Super Kupën e Europës në Shkup.

Në aktin e parë të sezonit të dyja ekipet kërkojnë triumfin. Ishte prej vitesh që ky trofe nuk luhej ndërmjet dy emrave kaq të mëdhenj të futbollit, ndaj interesi është i legjitimuar.

Në stadiumin “Filipi II” i Shkupit, Reali pritet të hidhet në sulm me treshen Isco-Benzema-Bale, ndërsa me shumë mundësi Cristiano Ronaldo do ta nisë nga stoli. Jose Mourinho, ashtu si gjithmonë, do të luajë taktikisht. Për t’i bërë ballë sulmit madrilen do ta nisë lojën me pesë mbrojtës, ndërsa mesfusha do të përbëhet nga Fellaini, Herrera dhe Paul Pogba. Në sulm Mkhitaryan do të mbështesë Romelo Lukakun.

Bastet në këtë sfidë favorizojnë Realin e Madridit, fitorja e të cilit kuotohet me 2.25 ndërsa një fitore e mundshme e Unitet kuotohet me 3.5. Ndeshja zhvillohet sot në orën 20:45 në Shkup./Tiranapost.al

Real-Madrid-dhe-Manchester-United-ngrejn---perden--nis-nga-Shkupi-sezoni-i-ri-futbollistik_TS_08-08-17_9158821267_