SPORT

Zidane dëshiron të bëhet tranjeri i Manchester United

Zidane dëshiron të bëhet tranjeri i Manchester United

Marrin konfirmim në Francë nëpërmjet rreshtave të gazetës prestigjoze L’Equipe, zërat që qarkulluan në mediat angleze dy javë më parë. Sipas L’Equipe, Zinedine Zidane trajneri që fitoi 3 herë Championsin në 3 sezone me Realin e Madridit, mund t’u japë fund në kohë rekord pushimeve. Pas lamtumirës së paparashikuar nga Los Blancos, Zidane është gati për një eksperiencë të re te një tjetër klub shumë i madh në arenën europiane. Ish kampioni i botës me Francën në 1998-ën mund të marrë drejtimin e Manchester United për të zëvendësuar portugezin Jose Mourinho. Raportet e Special One me drejtuesit e Djajve të Kuq janë acaruar ndjeshëm pas merkatos jo shumë të kushtueshme që zhvilloi klubi këtë verë dhe për këtë arsye Mourinho mund të shkarkohet nga detyra në ditët e ardhshme edhe pse United e nisi sezonin e ri me këmbën e mbarë pasi mposhti 2-1 Leicester-in në ndeshjen hapëse të Premier Leagues. Sipas gazetës franceze, kalimi i Zidane te Manchester United po merr gjithnjë e  më shumë formë nga dita në ditë. /XH.K