Aktualitet

Zhvillimet e fundit, sondazhi: PS ka humbur 70 mijë vota

Zhvillimet e kohëve të fundit, ku akuzohen njerëz të qeverisë dhe ish drejtues të policisë kanë dhënë dhe ndikimin e tyre tek votuesit.

Të paktën ky është përfundimi i një sondazhi të publikuar në Top Story nga Eduard Zaloshnja, por sigurisht ka vend edhe për debat.

Sondazhi i bërë më 25 Tetor nga Zaloshnja, tregon se mazhoranca ka humbur 70 mijë vota në krahasim me votimin e 25 qershorit, duke rënë në nivelin e 760 mijë votave nga 830 mijë vota.

Ndërsa opozita, po sipas këtij sondazhi ka një rritje prej 10 mijë votash, duke u barazuar me 760 mijë vota me mazhorancën, nga 750 mijë vota që kishte në votimin e 25 qershorit.