Art dhe Kulturë

Zhvendoset Teatri i Operas dhe Baletit. Ja ku do të jetë godina e re

Zhvendoset Teatri i Operas dhe Baletit. Ja ku do të jetë godina e re

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit nuk do të jetë më në qendër të Tiranës. Lajmi për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor është bërë publik paraditen e sotme për mediat nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe drejtoresha e përgjithshme e TKOBAP, Zana Çela.

Teatri i Operas zhvendoset nga Pallati i Kulturës për të shkuar në Kinostudio, ku teatri do të qëndrojë gjatë përiudhës së rikonstruksionit. Gjithashtu drejtoresha Çela prezantoi tematikën e programacionit të sezonit të ri artistik.