Aktualitet

I zhvatën 31.500 euro; Arrestohen dy persona në Fier

I zhvatën 31.500 euro; Arrestohen dy persona në Fier

Dy persona kanë kërcënuar një të tretë, duke i marrë këtij të fundit 31.500 euro. Në pranga kanë rënë shtetasi Nezir Bullakun, 48 vjeç, i dënuar më parë për vrasje në tentative dhe Afrim Berishën.

Kapja e tyre u bë pas një hetimi dy mujor nga policia e Fierit dhe prokuroria e krimeve të Rënda në Tiranë.

Sipas policisë, dy të arrestuarit kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes për t’i marë një pasuri në shumën 50.000 euro shtetasit E.R.

Në periudha të ndryshme kohore në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata i kanë marrë duke e kanosur deri ditën e sotme shumen prej 31.500 euro këtij shtetasi.

filmii

Në momentin e arrestimit, shtetasve Nezir Bullaku dhe Afrim Berisha, i’u sekuestrua një shumë prej 3000 eurosh, të cilën sapo ia kishin marrë duke e kanosur shtetasin e dëmtuar.

Në cilësine e provës materiale u sekuestruan shuma prej 3000 eurosh, disa aparate celular të perdorur nga të dyshuarit dhe nje karikator arme zjarri pistoletë.

Pak ditë më parë u arrestuan dy persona të tjerë për të njëjtën vepër penale. Ata i zunë pritë një personi tjetër për ti marrë një shumë të majme parash, të cilën ja kishin kërkuar më parë.