Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

Zhizel, një përrallë në Tiranën e pragfestave


Teatri do të vihet në skenë mbrëmjeve të datave 9, 10 dhe 11 te “arTrubina” në  nder të 85- vjetorit të lindjes së koreografit, “Mjeshtrit të Madh” Agron Aliaj, koreografi që e vuri atë për herë të parë në skenën shqiptare në vitin 1988.

“Zhizel”  është një prej baleteve më të famshëm në botë. Baleti me dy akte me muzikë  të  Adolphe Adam, i ndërtuar mbi motivet e një legjende  të lashtë gjermane me koreografi të J.Perrot, J.Corrali, M.Petipa  rikthehet në skenën shqiptare  pas katër vitesh mungese!

Drama e baletit  ka në qendër dashurinë. Një vajzë e re 15 vjeçare dashuron për herë të parë, por  zhgënjehet, sepse ai që hiqet si fshatar është në të vërtetë princ. Edhe në botën e përtejme, ajo vazhdon ta dashurojë pavarësisht se ai e gënjeu.

Lufta e fiseve  kërkon ta shkatërrojë këtë dashuri dhe pas vdekjes, por  forca e madhe e dashurisë bën që të triumfojë.

*Ky shkrim u realizua nga Mia Buci