• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Zguri rikthehet dhe braktis mbledhjen brenda pak minutash: KQZ të ndërpresë punën për 30 qershorin


    Kryetari Klement Zguri, kërkoi që KQZ të ndërpresë punën për organizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, por hasi në refuzimin e katër anëtarëve. Pasi paraqiti arsyet për këtë vendim të tij, ai kundërshtoi përballjen me anëtarët ndaj u largua nga mbledhja.

    Klement Zguri: Akte të pavlefshme vendosen në fletoren zyrtare? Si mund të gjykohen sipas interesa të veta dhe mendimit të momentit? Nuk dua të merrem me kompetencën e Presidentit. E mohoj kategorikisht ta bëj këtë gjë. S’mendoj se jam Gjykatë Kushtetuese që të shikoj përputhshmërinë  e dekretit. Bëhet fjalë për një dekret që është vendosur në fletoren, nga një anë kam presidencën nga një anë Ministrinë e Drejtësisë. Kush jam unë që duhet të përplasem dhe ballafaqohem me vendimet e dy institucioneve? Shtoj faktin që dekreti është botuar në fletoren zyrtare dhe për të shkuar në fillim. KQZ do të duhet t’i ndërpresë procedurat e veta për organizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Nisim votimin.

    Anëtarja e KQZ: Dua të flas.

    Klement Zguri: Unë flas i fundit.

    Anëtari i KQZ: Ju doni të më hiqni fjalën, fjala është e lirë s’ma ka hequr diktatura.

    Klement Zguri: Atëherë vazhdoni të flisni, unë po largohem./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690