Aktualitet

Zgjidhet problemi i furnizimit me ujë të pijshëm në dy lagjet tek Komuna e Parisit. UKT thirrje qytetarëve

Zgjidhet problemi i furnizimit me ujë të pijshëm në dy

Janë përfunduar dy investime të rëndësishme për të përmirësuar cilësinë e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e Njësisë numër 5 në Kryeqytet. Bashkia e Tiranës njofton se ekipet e punës së Ujësjellës Kanalizimeve realizuan investimin më të ri në rrugën “Sulejman Delvina” duke sjellë jo vetëm rritje të sasisë së furnizimit me ujë, por edhe të cilësisë së ujit për të gjithë qytetarët.

Një tjetër investim i rëndësishëm është dhe ai në rrjetin e ujësjellësit në rrugën e "Kosovarëve", ku është ndërhyrë menjëherë për eliminimin e humbjes që shkaktonte rrjeti i amortizuar nga vitet.

Ujësjellësi i Tiranës ka gjithashtu një ftesë për gjithë qytetarët: Të telefonojnë në çdo kohë në numrin pa pagesë 0800 44 88 për të raportuar çdo rast defekti në rrjet, ndërhyrje të paligjshme apo shpërdorimi të ujit të pijshëm nga persona të papërgjegjshëm. Shihni fotot si më poshtë/ Tiranapost.al. E.B