Aktualitet

Zgjidhet problemi i furnizimit me ujë të pijshëm në 3 zona të kryeqytetit

Është zgjidhur problemi me ujin e pijshëm në tre zona të Tiranës. Bashkia e Tiranës ka ndërtuar një lidhje të re me rrjetin e ujësjellësit në rrugën e “Barrikadave”, e cila është tepër e rëndësishme për të mundësuar akses dhe shërbim cilësor për të gjithë.

[caption id="attachment_201106" align="aligncenter" width="545"]Rruga e Barrikadave[/caption]

Një tjetër investim i rëndësishëm është dhe rikonstruksioni i linjës së furnizimit me ujë në rrugën “Xhemollari” në Shkozë, e cila shumë shpejt u vendos në funksion të plotë për të siguruar kështu cilësi dhe siguri maksimale të furnizimit për të gjithë banorët.

[caption id="attachment_201102" align="aligncenter" width="741"]Shkozë[/caption]

Nga kjo ndërhyrje është bërë i mundur furnizimi nga tubacione të reja me materiale bashkëkohore dhe cilësi maksimale.

Ndërkaq, pas sinjalizimit të banorëve përmes telefonit në numrin e gjelbër 08004488, Bashkia e Tiranës ka përfunduar me shpejtësi lidhja e re e rrjetit të furnizimit me ujë për banorët e zonës në “Komunën e Parisit”.

[caption id="attachment_201105" align="aligncenter" width="819"]Komuna e Parisit[/caption]

Grupet e punës së UKT shtruan linjën e re e cila u mundëson banorëve akses më cilësor në rrjetin e shpërndarjesPërveç investimeve në linjat kryesore të furnizimit me uji, UKT ka vijuar punën edhe për shtrirjen e investimeve në rrjetin e shpërndarjes së ujit në mënyrë kapilare. /Tiranapost.al

[caption id="attachment_201107" align="aligncenter" width="790"]Shkozë[/caption]