Showbiz

Zgjidhet enigma e JUTH

Zgjidhet enigma e JUTH

Enigma JUTH i bëri të gjithë kuriozë për ditë me radhë. Edhe disi të paduruar. Asgjë nuk dihej për eventin që u bë viral brenda javës, sidomos me të rinjëve, por edhe “të vjetërve” që nuk e fshehën xhelozinë. Ama një gjë dihej me siguri, se mbrëmjen e 8 shkurtit, qejfi do të ishte i garantuar. Dhe ashtu ndodhi! Siç ishte premtuar, më shumë se 5000 mijë të rinj pushtuan Pallatin e Kongreseve, ku i priste muzika e preferuar dhe pije pa fund... falas, siç ishte dhe bileta. Ndërkohë, qindra të rinj të tjerë e shijuan spektaklin në ambientet e jashtme, ku ishin vendosur ekranë gjigandë.

Dj Vicky filloi nxemjen e menjëherë pas tij, Arilena Ara tregoi me performancën e saj se mbrëmja do të ishte e paparë deri në fund, siç ishte premtuar nga organizatorët e JUTH. Repi i DJ Kreshës e mandej i Ledri Vulës u kënduan në kor, aq sa nuk kuptohej nëse po interpretonin artistët vetë, apo salla e elektrizuar.

Spektakël dritash, muzika më e dashur për të rinjtë, mister dhe një stuhi postimesh në Instagram e Facebook. Për këto të fundit, organizatorët (Le Spot Group) kishin menduar diçka interesante, pasi kishin krijuar kënde të bukura për të bërë boomerang, story dhe foto të papara. Ndërkohë, eventi JUTH tregoi se të rinjtë e sotshëm dinë të festojnë dhe shijojnë momentin pa komplekse. Ata jo vetëm kënduan në korë këngët e preferuara, por kërcyen deri në orët e para të mëngjesit.

Këto s’ishin vetëm orët e para të 9 shkurtit, por edhe orët e para të platformës JUTH, e cila bën bashkë pjesën më të bukur e energjike të shoqërisë: rininë. Kureshtja dhe padurimi në sallë kishte arritur kulmin dhe të gjithë pyesnin: çfarë është JUTH? Çfarë fshihet pas gjithë kësaj? Përgjigjja erdhi më në fund nga moderatorja e eventit, Fatma Met’hasani, pak pas mesnate. Kur një video prezantuese u transmetua në ekranin gjigand, të rinjtë kuptuan se pas JUTH ishte pikërisht Vodafone Albania. Ishte platforma JUTH për të gjithë klientët deri në 25 vjeç, me parapagesë të Vodafone.

Më tej eventi kulmoi me muzikën e të ftuarit special, Dj Schulz, që do t’i shoqëronte të rinjtë deri në orët e para të mëngjesit. /Tiranapost.al/