Aktualitet

Zgjidheni krizën vetë se s'ndërhyjmë ne diplomatët e huaj, ambasadorja franceze flet edhe për telefonatën Macron-Rama

Zgjidheni krizën vetë se s'ndërhyjmë ne diplomatët

Kriza politike nuk zgjidhet nga diplomatët e huaj, qytetarët shqiptarë shqiptarë meritojnë zgjidhje të arsyeshme! Kështu është shprehur nga Korça ambasadorja franceze Christine Vasac e cila shton se nuk mund të fshihet dot fakti se në Shqipëri gjendemi në një krizë politike. Ambasadorja thotë se ka njerëz të arsyeshëm të cilët po kërkojnë një zgjidhje mes palëve politike.

Për politikën shqiptare asnjeherë nuk themi asnjëherë. Nuk mund ta fsheh. Të gjithë e dimë që situata është e tillë. Jemi në një krizë politike, nuk kam asnjë dyshim që në të gjitha anët dhe nivelet ka njerëz të arsyeshëm që janë duke kërkuar një zgjidhje. Ju e dini mirë që nuk është një diplomat i huaj që i jep një zgjidhje kësaj situate, por njerzit e këtij vendi meritojnë një zgjidhje të arsyeshme.

Lidhur me negociatat ajo tha se Shqipëria ka vendin e saj në Bashkimin Europian, dhe se deri në Tetor shumë gjëra mund të ndryshojë. E ka fjalën lidhur me qëndrimin skeptik të Francës, që më shumë është për reformim në BE dhe sipas presidentit Macron, BE nuk është gati të zgjerohet. Ambasadorja konfirmoi telefonatën e kryeministrit Rama me presidencin Macron duke thënë se kjo është diçka pozitive.

Më poshtë keni deklaratën e plotë nga Ambasadorja:

Për politikën shqiptare asnjëherë nuk themi asnjëherë, nuk mund ta fsheh të gjithë e dimë që situata është e tillë jemi në një krizë politike, nuk kam asnjë dyshim që në të gjitha anët dhe nivelet ka njerëz te arsyeshëm që janë duke kërkuar një zgjidhje.

Ju e dini mirë që nuk është një diplomat i huaj që t'i japë një zgjidhje kësaj situate,por njerëzit e këtij vendi meritojnë një zgjidhje të arsyeshme.

Edhe njëherë nuk më takon mua të prononcohem me këtë temë, ashtu sic mund ta dini para 3 ditësh ka pasur një telefonatë midis presidentit Macron me zotin Rama, kjo është diçka e mirë, pozitive, unë nuk mund të them diçka me detaje sepse nuk isha gjatë kësaj bisede por e vlerësoj. Ju duhet ta dini dhe vetë populli shqiptar duhet të jetë i qartë nëse është gati për Bashkim Europian.

Politika është gjithashtu,te gjithë njerëzit, ju po më drejtoni pyetjen mbi qëndrimin e Holandës dhe Gjermanisë nuk di tu them por edhe me Francën nuk di tu them diçka,por nuk është diçka e mbyllur.

Nuk ka diçka të mbyllur sepse ka ende kohë deri ne muajin tetor dhe mund të ndodhin shumë gjëra deri në tetor. Në lidhje me këtë do doja t'u drejtoheshit fjalimit në Serbi të Macron, aty ka gjëra të rëndësishme që kanë për të ndryshuar. Ju e dini por edhe unë po e përsëris, Shqipëria ashtu si dhe vendet e tjera në rajon kanë vendin e tyre në Bashkimin Europian. Ashtu si Fenixi ne rilindim nga hiri dhe në lidhje me shqiperine, Shqipëria nuk është duke u djegur./ Tiranapost.al E.B