• Shqip
  • English
  • E hënë, 20 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Zgjedhorja/ Patozi thumbon opozitën: Përshëndes dorëheqjen e Edi Ramës


    Astrit Patozi thumbon me një status ironik në Facebook opozitën jashtëparlamentare, që pranoi sot të ulej në një tryezë për Reformën Zgjedhore për të arritur një marrëveshje me mazhorancën. Përmes këtij statusi kreu i Bindjes Demokratike kujton se kushti kryesor për të hyrë në zgjedhje dhe për të bërë reformën ishte pikërisht largimi i kryeministrit.

    Postimi i plotë:

    PËRSHËNDES DORËHEQJEN E EDI RAMËS

    Më në fund një lajm i shumëpritur për qytetarët shqiptarë. Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut kontruktiv mes mazhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë. Që prej sot gjithçka është e mundur…/ Tiranapost.al

    Reforma Zgjedhore/ Arrihet marrëveshja me opozitën

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post