• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Zgjedhjet presidenciale 2020 në SHBA, ish-ligjvënësi republikan sfidon Donald Trump


    Joe Walsh, ish-ligjvënës nga Illinois dhe tashmë drejtues i një emisioni radioje, njoftoi të dielën se do të sfidojë Presidentin Donald Trump për nominimin e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

    57-vjeçari Walsh shërbeu për një mandat në Dhomën e Përfaqësuesve dhe humbi garën e rizgjedhjes në vitin 2012. Ai e njoftoi kandidaturën e tij gjatë emisionit “This week” të kanalit ABC News.

    “Po kandidoj pasi ai është i papërshtatshëm”, tha zoti Walsh për Presidentin Trump, duke e përshkruar atë si “të paaftë”, “fanatik” dhe “narcisist”, epitete të përdorura shpesh nga demokratët ndaj Presidentit Trump, i cili kërkon një mandat të dytë katërvjeçar.

    “Dikush duhet të ngrihet dhe duhet të ekzistojë një alternativë”, tha zoti Walsh.

    Niveli i miratimit të Presidentin Trump në anketime vazhdon të jetë në kuotën e 40%-shit, por ai gëzon mbështetje të dyfishuar në radhët e republikanëve, të cilët vazhdojnë të miratojnë periudhën e tij në detyrë prej 2 vitesh e gjysëm.

    Rreth 24 demokratë konkurojnë për të marrë nominimin e partisë së tyre për t’iu kundërvënë Presidentit Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit 2020, ndërkohë që Walsh është vetëm republikani i dytë që kërkon t’i marrë Presidentit nominimin republikan. Ish-guvernatori i Masaçusetsit, Bill Weld, shpalli kandidaturën e tij në muajin prill, por ka marrë mbështetje të vogël.

    Walsh tha për Presidentin Trump: “Vendi është i lodhur nga inatosjet e këtij njeriu; ai është një fëmijë”. Zoti Walsh, i cili është si Presidenti Trump mbështetës i vijës së ashpër për emigracionin, tha se do ta sfidojë me pikëpamje konservatore dhe mbi baza morale. /Referuar Voa/ Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690