Aktualitet

Zgjedhjet për presidentin në Maqedoninë e Veriut, kush po kryeson?

Zgjedhjet për presidentin në Maqedoninë e Veriut, kush po

Maqedonia e Veriut mbajti sot zgjedhjet për Presidentin e ri dhe rezultatet e para, tregojnë favorit kandidatin e LSDM-së dhe të koalicionit të qeverisë, Stevo Pendarovski me 42.71%.

Në vend të dytë nga votat renditet kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska me 41.08% dhe në vend të tretë kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, Blerim Reka me 12.05%.

Deri më tani janë përpunuar vetëm 53,76 % e votave, ndërsa pjesëmarrja e votuesve ishte shumë e ulët.

Kujtojmë se raundi i dytë i votimeve do të mbahet më 5 maj dhe pjesëmarrja e elektoratit duhet të jetë së paku 40% në mënyrë që rezultati të jetë i vlefshëm. Në këtë rast fitues shpallet kandidati që merr më shume vota./ Tiranapost.al