• Shqip
  • English
  • E hënë, 17 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Zgjedhjet nuk bëhen për ata që zgjidhen, por për ata që zgjedhin


    Këtë tha kryeministri Rama live në takimin e përjavshëm me ‘Platformën e Bashkëqeverisjes’, ku trajtohen raste të qytetarëve  të cilët paraqesin probleme të ndryshme. Kryeministri foli për zgjedhjet ku tha se zgjedhjet bëhen edhe për të pasur një akses të drejtpërdrejtë të çdo qytetari me kryetarët e Bashkive.

    ‘Dhe ata që zgjedhin më 30 qershor ndër të tjera do zgjedhin edhe për të pasur akses të drejtpërdrejtë si qytetar për çdo kryetar bashkie që kanë dhënë apo s’kanë dhënë votën, por me votën e qytetarëve, ata do jenë në detyrë për katër vitet e ardhshme’.

    Kujtojmë se për zgjedhjet lokale të 30 qershorit Opozita ka paralajmëruar se do ti bojkotojë. Basha ka thënë se nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën dhe se zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë. E ndërsa Rama thotë se zgjedhjet do të mbahen dhe PS do ti fitojë të gjitha Bashkitë. Ka pasur edhe paralajmërime, se kushdo që pengon votuesit dhe procesin zgjedhor do të ndëshkohet./ Tiranapost.al. E.B