Aktualitet

Zgjedhjet në Tuz të Malit të Zi. A do kthehet për shqiptarët e diela historike?

Zgjedhjet në Tuz të Malit të Zi. A do kthehet për

Sot është një ditë historike për shqiptarët e Tuzit në Malin e Zi. Në orën 7 të mëngjesit kanë nisur të mbahen zgjedhjet lokale, ku shpresohet që komunën ta marrë në drejtim një përfaqësues shqiptar.

Pritet që sot të hedhin votën e tyre rreth 11 mijë e 900 njerëz në 30 qendrat e votimit që do të mbyllen në orën 8 të mbrëmjes.

Kryetari i Komunës së Tuzit do të zgjidhet me shumicë të thjeshtë votash nga Këshilli Komunal. Këshilli Komunal njihet si Parlamenti i Tuzit i cili ka 32 anëtarë.

Kujtojmë se në datën 1 shtator 2018 hyri në fuqi Ligji që mundësoi krijimin e komunës së Tuzit, duke e ndarë atë përfundimisht nga Komuna e Podgoricës.

E ndërkohë që në datën 30 janar, tre parti politike kryesore shqiptare, (Alternativa Shqiptare-ASH, Lidhja Demokratike Shqiptare-LDSH dhe Unioni Demokratik Shqiptar-UDSH) firmosën dhe deklaruan zyrtarisht nën sloganin Malësia na bashkon se do dalin në zgjedhje me një listë të vetme, që mund të rrisë shanset për fitore. / Tiranapost.al E.B

Related image