• Shqip
  • English
  • E diel, 19 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Rajoni Të gjitha

    Zgjedhjet në Tuz/ Shqiptarët në festë për fitoren historike


    Ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit, por shqiptarët kanë filluar festën pasi deri tani kryeson me vota koalicioni i kryesuar nga kandidati shqiptar Nik Gjeloshaj. Grupimi i partive shqiptare “Malësia na Bashkon” rezulton fitues me rreth 50% të votave deri tani dhe pritet të sigurohet numri prej të paktën 17 nga 32 përfaqësuesit e Këshillit për të përzgjedhur Nik Gjeloshajn, kryetar të Komunës së Tuzit në Malin e  Zi.

    Image result for Nik Gjeloshaj

    Votimi nisi dje në orën 7 të mëngjesit dhe u mbyll pa incidente në orën 8 të mbrëmjes. Mediat në Malin e Zi shkruajnë se nga 11 mijë e 900 votues kanë marrë pjesë rreth 60% e tyre. Kujtojmë se  pas 62 vitesh, në shtator të vitit 2018 Tuzi u vendos njësi administrative më vete, që do të thotë e Pavarur nga Podgorica. Kjo ngjarje historike cilësohet si fitore e parë e shqiptarëve, të cilët përbëjnë 70 % të popullsisë atje, që e kërkonin këtë prej më shumë se 3 dekadash. / Tiranapost.al E.B