• Shqip
  • English
  • E premte, 22 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Zaev: Edhe njëherë do u ofrohem qytetarëve, kërkoj mandat të ri e të pastër


    Maqedonia e Veriut me 12 prill 2020 mban zgjedhjet e parakohshme, ky vendim erdhi nga kryeminstri Zoran Zaev, pas Jo-së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, nga Këshilli Europian. Ky vendim u komentua edhe nga opozita shqiptare që kërkon të njëjtën gjë nga kryeministri Rama. Por Zaev kërkon sërish të qeverisë vendin. Ai ka njoftuar se do kandidojë, edhe pse duhet të gjendet dakordësia në partinë e tij dhe koalicionit.

    Media maqedonase Ina citon Zaev të ketë thënë: 

    “Unë do udhëheq fushatën, do jem kandidat për kryeministër, por për këtë do të duhet të vendosin edhe organet e partisë dhe koalicionit. Unë jam i lumtur që do t’i përkushtohem partisë. Do t’i përkushtohem që t’i ofrohem edhe njëherë qytetarëve. Unë kërkoj një mandat të ri, të pastër, të plotë për të vazhduar. Tani topi është tek qytetarët de ata di ta hapin drejtimin përmes të cilit duhet të lëvizim. LSDM-ja do të dalë me ekip të modernizuar dhe program të modernizuar”.

    Ndërsa i pyetur nëse Oliver Spasovski do të jetë kryeministër i ri teknik, Zaev tha: 

    “Unë do ta tërhiqja Oliver Spasovskin në parti së bashku me sekretarin e përgjithshëm të partisë Lupço Nikollovski për ta drejtuar fushatën. Spasovski ka qenë sekretar dhe ka përvojë, por njëkohësisht duhet të kemi kujdes edhe në punët shtetërore për ekipet e para të përgjegjësisë”./ Tiranapost.al. 

    Image result for Oliver Spasovski

    Zaev largohet nga qeveria. Maqedonia e Veriut shkon në zgjedhje në 12 prill 2020

    Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut, reagon Gruevski: Dhe tani Zaev na shfaqet si ‘Engjëlli Shpëtimtar”

    E fundit/ Zaev merr përsipër përgjegjësitë: Vendi shkon në zgjedhje të parakohshme!

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post