Kosova

Zgjedhjet në Kosovë, Vuçiç: Lista Serbe duhet të marrë pjesë në proces

Zgjedhjet në Kosovë, Vuçiç: Lista Serbe duhet të

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Lista Serbe (subjekt politik i serbëve të Kosovës) duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, në mënyrë që "të fitojë dhe luftojë për interesat e serbëve".

Sipas tij “serbët në Kosovë e dinë mirë se kush po lufton për ta, dhe kush po i përfaqëson interesat e tyre”.

Vuçiç paralajmëroi edhe intensifikim të kontakteve të zyrtarëve serbë me udhëheqës botëror, duke thënë se ai do të takohet me 15 deri në 20 përfaqësues shtetesh, për të diskutuar situatën në Kosovë.

Disa orë pas deklaratës së Vuçiçit, autoritetet e Kosovës u kanë bërë thirrje serbëve që të zgjedhin përfaqësuesit më të mirë të interesave të tyre. /Tiranapost.al/