Aktualitet

Zgjedhjet në Kavajë, KQZ emëron sekretarin e KZAZ-së

Jo pa debate është emëruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sekretari i KZAZ-së në Kavajë për zgjedhjet vendore të 7 Majit. Me 4 vota pro dhe 3 kundër, KQZ vendosi të emërojë sekretarin e KZAZ-së, pavarësisht kontestimit të PD-së.

“Një proces zgjedhor jo të lehtë për t'u administruar për shkak të bojkotit të opozitës në këtë proces” e ka cilësuar kreu i KQZ-së Denar Biba. Sipas tij, bojkoti i opozitës e ka vënë KQZ-në përballë një situate të vështirë lidhur me administrimin e procesit për këtë njësi.

Nga ana e saj, opozita përmes nënkryetarit të KQZ-së, Hysen Osmanaj kundërshtoi emërimin e sekretarit të KZAZ, duke e konsideruar këtë një veprim të pabazuar.

Në mbledhje, ndër të tjera u bë publike një risi pozitive që do të kemi për zgjedhjet e 18 Qershorit. Bëhet fjalë për publikimin online në faqen zyrtare të KQZ-së, të gjithë listës së kandidatëve për deputetë të shoqëruara me CV përkatëse. Sipas Bibës, kjo risi vjen edhe si masë shtesë në kuadër të ligjit të dekriminalzimit tha Biba. /Copyright Tiranapost.al/