• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Zgjedhjet lokale, 9 partitë opozitare që pritet të regjistrohen në KQZ


    Ditën e martë mbaron afati që i lë në dispozicion kodi zgjedhor partive politike që të regjistrohen në zgjedhjet e 30 qershorit. Janë 43 subjekte zgjedhore që duan të jenë pjesë e garës, nga ku 35 janë regjistruar pranë KQZ-së dhe 8 të tjera kanë bërë aplikimin që më pas të regjistrohen.

    Partia Socialiste dhe 18 parti të tjera aleate kanë dorëzuar dokumentet. Nga PS pritet, pro edhe nga e djathta janë 5 parti që janë regjistruar në zgjedhje. Disa nga kryetarët kanë qenë dikur aleatë të Bashës, mes tyre Ylber Valter nga partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, Zef Shtjefini nga partia Ora e Shqipërisë, Bashmi Liberal Demokrat me drejtues Arian Starova, Arian Galdini me Partia për Liri, gjithashtu Kujtim Gjuzi me Partinë Kombëtare Konservatore.

    Ndërkohë, 9 parti të reja nga radhët e opozitës do t’i bashkohen garës elektorale për zgjedhjet vendore të 30 qershorit me “Bindja Demokratike” me kryetare Rudina Hajdarin, që pritet të regjistrohet në KQZ ditën e fundit të afatit ligjor.

    KQZ ka njoftuar se ditën e martë do regjistrohen këto parti: Partia e Reformave Demokratike Shqiptare, Demokracia Sociale, Partia Zgjidhja, Pajtimi Kombëtar, Social-Punëtore, Partia Ligj dhe Drejtësi, Fryma e Re Demokratike, Aleanca Kuq e Zi si dhe Partia Lista e Barabartë. Nga ana tjetër, tre deputetë nga listat e PD pritet të marrin mandatin.

    Partia e Rudina Hajdarit regjistrohet të hënën në KQZ, ja si do quhet përfundimisht