• Shqip
  • English
  • E martë, 25 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Zgjedhjet/ Klement Zguri mungon në mbledhje. Herën e fundit tha se duhet t’i bindemi Metës


    KQZ siç njoftoi nisi mbledhjen lidhur me listën emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen si anëtarë KQV-ve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit si dhe projekt vendime të tjera për mbarë vajtjen e procesit. Por në mbledhjen e sotme, mungon kryetari Klement Zguri. Kujtojmë se ditën e hënë KQZ mbajti mbledhje pas firmosjes së dekretit të Metës për anulim zgjedhjesh, dhe nga aty Zguri tha se nuk mund të gjykojë vendimin dhe duhet ti bindemi dekretit të presidentit. Në mungesë të tij, nënkryetari Denar Biba drejton mbledhjen.

    Mësohet se pas votimit kundër të dekretit të Metës, anëtarë e KQZ janë marrë në mbrojtje, duke ia kërkuar ministrisë së Brendshme. Që nga dje, anëtarët, Biba, Skënderi, Jorgaqi dhe Bitri po mbrohen nga stafi i mbrojtjes speciale.

    Kujtojmë se KQZ vijon punën pavarësisht vendimit të Metës anulim datat, dhe botimit të vendimit në Fletoren Zyrtare në orën 19:00.

    Kështu u miratuan listat e personave që mund të emërohen si anëtarë të Komisioneve të Qendrave të Votimit, autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes së disa qendrave ku sipas KQZ do të votohet në 30 Qershor. Miratimin e Komisionit e morën edhe vëzhguesit afatgjatë të Institutit Demokratik Amerikan./ Tiranapost.al. E.B

    Zien politika nga debati, por KQZ vijon me punën