• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut, reagon Gruevski: Dhe tani Zaev na shfaqet si ‘Engjëlli Shpëtimtar”


    Nikolla Gruevski, ish kryeministri i Maqedonisë i cili ndodhet në statusin e azilantit në Hungari ka reaguar pas vendimit të kryeministri Zaev për zgjedhje të parakohshme. Por për Gruevskin, vendimi i tij nuk është marrë për shkak të refuzimit për negociatat, por ka për qëllim më shumë të demonizojë opozitën dhe në këtë mënyrë të fitojë edhe mbështetjen duke përdorur faktorin ndërkombëtar.

    Në një status të gjatë, të publikuar para 16 orësh, Gruevski thotë se Zaev po e prezanton veten si Engjëlli Shpëtimtar, dhe se ai është i vetëdijshëm se pa ndërkombëtarët, nuk ka shanse që njerëzit ta mbështesin mjaftueshëm sa për të fituar.

    “Në fakt, ai do të paraqitet sërish me të njëjtën fushatë dhe me të njëjtat teza para bashkësisë ndërkombëtare, por edhe brenda vendit. Ai do e prezantojë sërish opozitën si si një ‘marionetë të frikshme nacionaliste’ në lidhje me integrimet evropiane dhe euro-atlantike, ndërsa veten do e prezantojë si “engjëll shpëtimtar”, shprehet Gruevski, i cili është dënuar me dy vite e gjysmë burg për skandalin e Tankut, makinës së shtrenjtë që bleu gjatë qeverisjes, në vlerën 600 mijë euro, por ndërkohë ka dhe disa akuza të tjera ndaj tij dhe proceset gjyqësorë i ka të hapura në Maqedoni.

    Sipas Gruevskit, opozita maqedonase mbështet integrimet europiane dhe euro-atlantike sepse është në interesin e vendit dhe popullit. Sipas tij, Zaev dje me njoftimin për zgjedhjet, thjesht mati pulsin dhe reagimin e të gjithëve dhe si një mjet për të shpëtuar duke u mbështetur tek ndërkombëtarët dhe duke i bërë qytetarët  të mendojnë se ai kërkon vendin në  Europë, kur në fakt ai duhej të ishte sipas Gruevskit, i akuzuar dhe në burg.  Tiranapost.al. E.B

    E fundit/ Zaev merr përsipër përgjegjësitë: Vendi shkon në zgjedhje të parakohshme!

    Gent Cakaj: Zaev po mban fjalën, as Rama, as unë nuk kemi bërë premtime për dorëheqje

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post