Aktualitet

Zgjedhjet e parakohshme në Greqi, Tsipras kërkon shpërndarjen e Parlamentit

Zgjedhjet e parakohshme në Greqi, Tsipras kërkon shpërndarjen e

Kryeministri grek Aleksis Tsipras pritet të kërkojë sot shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat pritet të zhvillohen më 7 korrik. Për këtë qëllim Tsipras është takuar edhe me presidentin e republikës, Prokopis Pavlopoulos.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Presidencës greke thuhet se: “Mandati i qeverisë Tsipras përfundonte normalisht në muajin tetor. Por kryeministri grek u detyrua të shkonte në zgjedhje të parakohshme, pas humbjes së thellë në zgjedhjet evropiane dhe ato administrative nga demokracia e re e opozitës. Gjatë një interviste televizive, Tsipras tha se qeveria e tij do të vazhdojë punën deri në përfundim të zgjedhjeve që do të mbahen më 7 Korrik”.

Ndërkaq, Tsipras është shprehur: “Vendosëm ta çojmë vendin para kohe, por normalisht në kutitë e votimit. Qeveria do të ushtrojë deri në momentin e fundit detyrat e veta ashtu siç përcaktojnë ligjet dhe kushtetuta”, tha Tsipras.

Një muaj para zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme, sondazhet vazhdojnë t’i japin avantazh të dukshëm Demokracisë së re. /Tiranapost.al/