• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Zgjedhjet e 30 qershorit pa ata janë e keqja më e vogël për Shqipërinë!


    Edi Rama u shpreh se vendimi i Metës për anulimin e 30 qershorit është se i frikësohet drejtësisë. Ndërsa u shpreh se “zgjedhjet e 30 qershorit pa ata janë e keqja më e vogël për Shqipërinë, ndërsa shtyrja do të ishte një e keqe e madhe me efekt të zgjatur mbi Shqipërinë”.

    “Nëse do të tërhiqeshim nga ky proces në emër të gjitha arsyeve që në pamje të parë duken do të mbajmë përgjegjësi historike të pranimit të shkeljes më të madhe të mundshme. Duke shkuar në zgjedhjet e 30 qershorit me këtë dhimbje koke që ka shkaktuar arratisja e opozitës nga parlamenti dhe zgjedhjet, dhe produkti i këtyre zgjedhjeve do të jetë një hartë elektorale thuajse 100% e purpurt, nëse nuk do ketë ndonjë surprizë tek e tuk. Por kjo nuk ndodh se nuk na pëlqen neve të mos ketë garë në çdo bashki, dhe as se ka ndonjë plan totalitarist

    As se nuk na pëlqen që të ketë garë në çdo bashki dhe pse po kurorëzojmë një plan totalitarist të asgjësimit të pluralizmit. Ky është plani i tyre, ne s’kemi në dorë veçse ta pranojmë realitetin siç është duke mos rënë në kurthin e dritëshkurtësisë. Ne jemi thjesht viktimë e zgjedhjes së lirë të kundërshtarëve kryesor për të braktisur garën. Dhe e keqja e këtyre zgjedhjeve buron nga qëllimi i atyre që duan të vrasin zgjedhjet. Akti i Metës është prova e lepurit që fle në barkun e frikës, jo vetëm nga zgjedhjet, por dhe nga drejtësia. Kemi marrë përsipër këtë kosto. Zgjedhjet e 30 qershorit pa ata janë e keqja më e vogël për Shqipërinë, ndërsa shtyrja do të ishte një e keqe e madhe me efekt të zgjatur mbi Shqipërinë. Kjo që po ndodh s’është e papritur dhe e pandodhur, kjo është seria e dytë e filmit që ka filluar në maj të 2017-s”, tha Rama.