Aktualitet

Gazetarët pyesin Ibrahimin për rolin që do ketë SPAK në hetimet e post-tërmetit

Gazetarët pyesin Ibrahimin për rolin që do ketë SPAK në

Në 18 dhjetor tre kandidatët për kryetarë të SPAK do të zhvillojnë seancën dëgjimore që do të transmetohet live në media. Për këtë pozicion janë në garë Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili.

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, tha se përzgjedhja e kreut të SPAK do kalojë filtrin me 7 kritere, sa profesionale aq dhe morale.

“Seancat dëgjimore do të zhvillohen me 18 dhjetor dhe do të jenë publike, besoj do të jetë njësoj si me prokurorët e përgjithshëm. Do t’i vlerësojmë këto kandidatë mbi 7 kritere. Ne kemi marrë një vendim në bllok për këta prokurore kanë shërbyer tek Krimet e Rënda. Më 19 dhjetor do të fillojnë punë tetë prokurorët që kemi zgjedhur. Kur bëhet fjalë për ristrukturim nuk shohim kërkesat e prokurorëve, por nevojat e sistemit. Nevojat më të mëdha janë më shumë në Tiranë, por edhe në Durrës ka probleme. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka qenë ligjërisht si prokurori karriere. Jo të gjithë kanë shkuar në SPAK. Në datë 20 nuk do ketë as Gjykatë dhe as Prokurori të Krimeve të Rënda″, tha Ibrahimi.

Gazetarët: Cili është roli i SPAK në hetimet mbi banesat e shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit?

Gent Ibrahimi: Do t’ju duhet të mësonin  me ndarjet e reja dhe të përgjegjësive të prokurorisë. Ky këshill është shumë distant me rastin konkret. Ato janë kompetencat e kryeprokurorit./ Tiranapost.al