• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Rozë Të gjitha TIP top

    Zemër, ai nuk do ta lërë kurrë gruan e tij për ty. Ja përse


    Që të tërhiqesh nga një burrë dhe pastaj të marrësh vesh se është i martuar, mund t’i ketë ndodhur kujtdo. Deri këtu çdo gjë në rregull. Por ne e kemi fjalën për ato rastet kur dashurohesh me të edhe pse e di shumë mirë që ai është i martuar. Mekanizmat mendorë që aktivizohen për të justifikuar veten shpërthejnë nga të gjitha anët. Duke filluar që me “gruaja e tij është një shtrigë”, tek “ai më do, vetëm se nuk mund të braktisë fëmijët” e deri tek “u martua me të, sepse ajo ishte shtatzënë”…
    Alibi këto, që i detyrojnë shumë vajza t’i dedikojnë kohë, ndonjëherë vite të tërë një lidhjeje, për të kuptuar në fund se “burri i martuar” në fjalë nuk ka aspak ndër mend të kalojë nga një martesë tek tjetra, duke qenë se është për bukuri në gjendjen “martesë me ofertë, ku përshihet dhe një e dashur”.

    E rëndësishme është të kuptosh dhe pastaj të bësh një zgjedhje të matur. Është e vështirë të pranosh që ti do jesh gjithë jetën “e treta”. Maksimumi mund të durosh për ca muaj ose një vit, por nëse më pas lidhja vazhdon në qëndrojë në vend numëro, duke u zhvilluar vetëm nëpër takime të fshehta, e humb tërheqjen në mënyrë të pashmangshme.

    tradimento400-03-300x300

    Disa këshilla për të kuptuar nëse ne po të tregojmë përralla apo ai.

    – Nëse sapo e ke njohur dhe ai fillon të të flasë keq për gruan e tij, duke të thënë se sa e padurueshme është, pyete se si ishte kur e njohu. Po të dha të njëjtën përshtypje, atëherë fillo të pyesësh veten se përse po i jep të drejtë një njeriu që është martuar me dikë që nuk e duron dot? Nëse ka gabuar me gruan e tij mund të gabojë edhe me ty.

    – Është hera e parë që dashurohesh me një burrë të martuar? Nëse po, kjo mund t’u ndodhë të gjithave. Nëse është një karakteristikë e jotja, që ngjit si mjaltë pas tyre, atëherë mundohu të kuptosh nëse je në kërkim të një historie serioze apo të mjafton të kesh një burrë përgjysmë. Edhe kjo është një zgjedhje jete.

    –Nga pikëpamja psikologjike, burrat e martuar kanë një lloj misteri, deri në momentin që njeh gruan dhe jetën e tij prej të martuari. Të gjitha kështjellat e ëndërrave që kishe ndërtuar mund të rrëzohen në momentin që zbulon se gruaja e tij është një njeri krejt normal dhe tërësisht ndryshe nga ty. Këtu zë fill pyetja” Ç’i ka pëlqyer kësaj?”. E qetë, nuk do kesh kurrë një përgjigje.