• Shqip
  • English
  • E premte, 19 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Te gjitha

    Zef Brozi mesazh nga Uashingtoni: Që t’mos këtë më dhunë SPAK dhe BKH të fillojnë punën, opozita me liderë të rinj


    Zef Brozi, ish kryetari i Gjykatës së Kasacionit ( Gjykata e Larta”) ka postuar një status nga Uashingtoni në lidhje me protestën e dhunshme të opozitës dje, duke e lidhur me zhvillimet politike dhe ngritjen e institucioneve të reja në vend. Sipas Brozit, për të evituar protestat e dhunshme të opozitës, duket që SPAK dh Byroja Kombëtare e Hetimit të fillojë sa më parë punën, pasi në këtë formë opozita jashtë-parlamentare do duhet të zgjedhë liderët e rinj të saj.

    Statusi i plotë i Zef Brozi: 

    Qe te mos kete me as dhune ne protestat e opozites duhet qe SPAK dhe Byroja Kombetare e Hetimit te fillojne punen sa me pare. Dhe atehere opozites jashteparlamentare i duhet te zgjedhe lideret e saj te rinj!

    Le tua bejme edhe me te qarte politikaneve te korruptuar e te inkriminuar te opozites jashteparlamentare e kujtdoqofte: askush nuk do te mundet te pengoje a zhbeje Reformen ne Drejtesi me protesta te dhunshme, me shashka, fishekzjarre, gure e shkopinj kunder policise dhe institucioneve.

    Ju bej apel qytetareve te ndershem qe e duan Shqiperine: distancohuni nga protestat e dhunshme dhe grupet kriminale ne to. Vetem protestat paqesore jane shprehje e demokracise.

    Pergezoj forcat dhe drejtuesit e policise dhe ministrin Lleshaj per korrektesine dhe profesionalizmin ne menaxhimin e protestave. Policeve te plagosur ne protestat e dhunshme te opozites ju uroj sherim sa me te shpejte.

    Pa asnje hezitim duhet qe prokuroria, policia, dhe gjykatat te vene para pergjegjesise ligjore ata politikane e pjesemarres ne protesta qe
    bejne thirrje per dhune apo edhe ushtrojne dhune.

    Zef Brozi

    Uashington, DC./ Copyright/ Tiranapost.al. E.B