Aktualitet

Zëdhënësi i Metës i drejtohet Taulant Ballës: Nuk ia prishni dot pushimet presidentit, hallin e keni te ligji që do kthejmë nesër

Zëdhënësi i Metës i drejtohet Taulant Ballës: Nuk ia

Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi i përgjigjet Taulant Ballës lidhur me reagimin e tij për kthimin që Meta i bëri ndryshimeve në ligjin e Kodit Penal. Blushi shkruan se Presidenti “i ka rikthyer ndryshimet e propozuara në Kodin Penal për t’u bërë përmirësimet e domosdoshme për zbatim efikas’. Ai shton se deklarata të tilla nuk mund t'i prishin pushimet malore Metës dhe se sipas tij “halli kryesor i Tao Taove nuk është ky projektligj, por projekligji tjetër që është kthyer dhe që do publikohet nesër”. Balla u shpreh pas vendimit të presidentit se ai nuk mund t’i pengojë ato ndryshime, por në shtator secila prej ndryshimeve të kontestuara do të hyjë në fuqi.

“Që t'i dhimbsen policët Tao Taos, kjo është një shaka që përmbys së qeshuri të gjithë pushuesit në plazh, të cilët e dinë veprimtarinë e tij plot bëma kundër ligjit dhe në shërbim të të fortëve.

Presidenti i ka vlerësuar qëllimet pozitive të ligjit në parim, por i ka rikthyer ndryshimet e propozuara në Kodin Penal për t'u bërë përmirësimet e domosdoshme për zbatim efikas.

Në kushtet kur Tao Tao drejton opozitën në Parlament dhe kur Tao Taot kanë bllokuar prej dy vitesh Gjykatën Kushtetuese, është detyrë e Presidentit të shqyrtojë me rigorozitet maksimal çdo ligj, me qëllim përmirësimin e tyre si në rastin konkret.

Por halli kryesor i Tao Taove nuk është ky projektligj, por projekligji tjetër që është kthyer dhe që do publikohet nesër.

Pakica që nuk njeh rotacion, jo vetëm që nuk ia prish pushimet malore Presidentit me kërcënimet e saj të lodhura, por e frymëzon për të ngjitur maja më të larta në ditët që vijnë.

Ndërsa përsa i takon shtatorit, Presidenti është besimplotë se do ta gjejë në Majën më të lartë, atë të Korabit”, shkruan Blushi në Facebook./Tiranapost.al

[caption id="attachment_408767" align="aligncenter" width="1254"] Postimi i Tedi Blushit në Facebook[/caption]