Aktualitet

Zbulohet sulmi ndaj deputetit. "Qytetari i thjeshtë" është drejtuesi i PD te Astiri

Zbulohet sulmi ndaj deputetit. "Qytetari i thjeshtë"

Mediat e djathta publikuan ditën e sotme një video ku sipas tyre qytetarë të zakonshëm fyejnë dhe largojnë nga lokali deputetin e opozitës së re në Kuvend që është dhe kreu i Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi.

Por e vërteta është krejt tjetër. Dy “qytetarët” janë në fakt drejtues të PD në zonën Astirit dhe me sa duket gjithçka ka qenë një skenar i pastër në shenjë hakmarrje i kësaj force për të gjithë ata që pranuan mandatin e deputetit nga listat e përgatitura po nga vetë Basha. Duket se drejtuesve të Partisë Demokratike jashtë Parlamentit nuk i ka dalë inati që Alimadhi pranoi mandatin.

Do të mjaftonte një kërkim i thjeshtë në internet dhe sheh foto pa fund se si dy personat që sot fyen e kërcënuan deputetin e djathtë Alimadhi, janë në çdo protestë të Partisë Demokratike, ndërkohë që kanë dalë edhe në protestat e Astirit sa herë që shkonte Basha për miting./Tiranapost.al.