Politikë

Zbulohet sms-ja e Erion Veliajt për rivalin e tij në garën për Bashkinë e Tiranës

Zbulohet sms-ja e Erion Veliajt për rivalin e tij në garën

Në një intervistë për emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, Erion Veliaj është ndalur gjatë për punët e tij në krye të Bashkisë, si dhe për rikandidimin në zgjedhjet e 30 Qershorit.

I pyetur nga moderatorja Evi Reci për dy kandidatët që janë përfolur, ai tha se njëri prej tyre (Koço Kokëdhima) nuk është regjistruar, ndërsa”kundërshtarit” të zyrtarizuar për betejën elektorale Arben Skënderajt, kryebashkiaku Veliaj ka pohuar se i ka dërguar një mesazh urimi.

“I kam çuar një mesazh dhe i kam uruar shumë suksese dhe e kam ftuar për një betejë qytetare, ma kthehu në të njëjtën mënyrë duke mu përgjigjur që qyteti ka nevojë për një debat qytetar, për gjërat që mund të bëhen më mirë. Besoj që Tirana do të jetë prapë model i një fushate qytetare sepse njerëzit janë lodhur me sherre dhe bllokime dhe jam i lumtur që e njëjta gjë do të ndodhë nga dy kandidatët”, u shpreh ai.

Erjon Veliaj është tashmë prej katër vitesh në krye të Bashkisë së Tiranës dhe do të rikandidojë edhe për një mandat tjetër.

Mbahet mend që në fushatën me Halim Kosovën, Veliaj i ka nisur një mesazh për një garë qytetare, e mesa duket të njëjtën taktikë, dëshiron të ndjekë edhe gjatë fushatës zgjedhore të 2019-ës. /Tiranapost.al/