Aktualitet

Zbulohet përgjigja e Veliajt për Arben Malajn: Leja që kërkon është e paligjshme, do ishe në burg për shantazh

Zbulohet përgjigja e Veliajt për Arben Malajn: Leja që

Ditët e fundit është zbuluar arsyeja e vërtetë e sulmeve që Arben Malaj ka nisur prej disa kohësh në media kundër kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Në thelb të tyre është refuzimi që kryebashkiaku i ka bërë kërkesës së vëllait të Arben Malajt, Basir Malaj, për një leje ndërtimi në tokë bujqësore në Mjull-Bathore, në kundërshtim me ligjin.

Vëllezërit Malaj e kanë kërkuar më ngulm këtë leje ndërtimi, me qëllimin për ta ndryshuar tokën nga tokë bujqësore “ullishte” në truall për të ndërtime. Pikërisht, ky ndryshim i tokës është në kundërshtim me ligjin.

Por, me sa duket, Arben Malaj ka marrë edhe një përgjigje përmes postës elektronike nga vetë kryebashkiaku Veliaj, i cili i ka shpjeguar se kërkesa e tij është e paligjshme. Veliaj zbulon në përgjigjen e tij se Arben Malaj i ka premtuar hakmarrje në media për këtë refuzim.

“Beni, ta themi troç: nuk mund të ta jap lejen e ndërtimit që kërkove në tokë bujqësore në Lundër! Ta bëri të qartë urbanistika, ta bëra të qartë edhe unë! Është thjesht e paligjshme! Kjo mund të të çmendë e të të lajthisë, mund të të gdhijë në çdo portal, e të të ngrysë në çdo tv, por për këtë lipset psikiatër, jo kryetar bashkie të të ndihmojë! Premtove hakmarrje për mosplotësim të kërkesës së paligjshme, dhe e bëre - pushka top! Në një vend normal do ishe në burg për shantazh, por ky është çmimi që disa nga ne paguajnë për të shërbyer këtu pa u marrë me çdo dështak e gjobaxhi! Të uroj shëndet, mendor e fizik njëkohësisht!”, i është përgjigjur Veliaj./ Tiranapost.al.

http://www.tiranapost.al/veliaj-i-pergjigjet-malajt-nuk-me-vendos-dot-gjobe-as-ti-as-vellai-yt-mos-kerko-leje-ndertimi-kunder-ligjit/?fbclid=IwAR09h2kBrXwfrnL9QXYKwrc9f5a2cZfgxdqkLvixR8T-yrDPkv2E6c0FzFE

http://www.tiranapost.al/skandali-zbulohet-dokumenti-se-si-vellai-i-arben-malajt-kerkoi-leje-ndertimi-ne-kundershtim-me-ligjin/