Aktualitet

Zbulohet për herë të parë si u rrezikua jeta e Ismail Kadaresë nga Banda e Lushnjes

Zbulohet për herë të parë si u rrezikua jeta e Ismail

Emisioni “Top Story” ka zbuluar se jeta e shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare në vitin 2005 ishte vënë në rrezik nga Banda e Lushnjes. Në dokumentar raportohet se ish-drejtori i Policisë Kriminale Xhavit Shala, njeriu që kishte drejtuar operacionin e vitit 1999 kundër bandës, merre një telefonatë nga shkrimtari Kadare, i cili e fton për një kafe në banesën e tij te Mali i Robit. Më pas, ai i drejtohet banesës ku qëndronte shkrimtari Kadare.

Kjo foto i përket pikërisht takimit të asaj dite:

Shumë pranë tyre ishte edhe mjeti me lëndën plasëse që nuk aktivizohet. Këto detaje që flasin për rrezikun që iu kanos shkrimtarit të madh shqiptar dalin në dritë për herë të parë në këtë dokumentar. Duket se qëllimi i atentatorëve ishte një hakmarrje e egër. Ata e dinin se Shala po shkonte te familja e tij.

Komisari ndalon në një servis në Elbasan pasi mjeti kishte një defekt. Punëtori i servisit, një djalë vetëm 17-vjeçar, nxjerr pakon e mbështjellë me natriban ku ishte lidhur një celular. Në atë moment, me instinktin e një polici Shala merr pakon dhe e hedh diku larg me shpejtësi. Aty mbërrijnë forcat xheniere që çaktivizojnë tritolin.

Pas këtij atentati, Shala nuk i kishte besim as truprojave të shtetit. Ai organizon largimin e bashkëshortes dhe fëmijëve në mënyrë të fshehtë jashtë vendit./ Referuar TCH/ Tiranapost.al