Aktualitet

Zbulohet një pjesë e misterit pse u rrëzua avioni rus me 71 viktima. Gabim i pilotit apo çfarë

Është zbuluar pjesërisht shkaku i rrëzimit fatal të avionit rus, ku të gjithë 71 pasagjerët në bord humbën jetën.  Mediat ruse publikojnë lajmin ku tregojnë se shkak i aksidentit ishin sensorët e shpejtësisë të cilët kishin zënë akull duke iu dërguar pilotëve të dhënat e gabuara çka ka bërë që të rrisnin shpejtësinë që në nisje tej normave të lejuara.   Avioni i Saratov Airlines u rrëzua pak minuta pas ngritjes nga aeroporti i Mosodës në Domodedovo, një ngjarje që tronditit botën ditën e diel. Antonov An-148 ishte nisur drejt Orskut Mediat shtojnë se nuk pati asnjë sinjal apo telefonatë emergjente nga pilotët e avionit.

Aeroplani fluturoi vetëm pesë minuta para se të binte në tokë. Ndër viktimat, ishin gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe 65 pasagjerë, duke përfshirë tre fëmijë dhe një shtetas zviceran.  Hetuesit thanë se po marrin në konsideratë një serë arsyesh të tjera, duke përfshirë mirëmbajtjen e dobët të avionit, motin e keq dhe gabimit të pilotit. Tiranapost.al E.B

Image result for Ice on sensors 'caused Russia plane crash'

Emergency teams at crash site, 12 Feb 18

Image result for russian plane