• Shqip
  • English
  • E shtunë, 19 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Zbulohet një pjesë e kontinentit ‘të humbur’ në Europë, por pse iu deshën kaq vite shkencëtarëve


    Ke dëgjuar ndonjëherë për Adria-n e Madhe? Nuk e besojmë… Ky kontinent afërsisht sa madhësia e Grenlandës që ndodhet në Jug të Evropës sapo është zbuluar, por jo se nuk ka ekzistuar më parë. Provat e ekzistencës së saj sapo janë publikuar së fundmi në revistën shkencore Gondwna Research, ku thuhet se Adria ka qenë një territor i madh i ndarë nga ajo që sot është Franca, Spanja dhe Afrika e Veriut.

    Image result for Greater Adria?

    Fatkeqësisht, zhvendosja e pllakave tektonike bënë të ish kontinenti të tërhiqej në thellësi të zonave të subduksionit të Tokës dhe Adria të mos dukej më. Pjesa më madhe e territorit u shkatërrua nga manteli i nxehtë i Tokës, po ajo që ka mbetur është e dukshme.

    Image result for Greater Adria?

    Thuhet se mbetjet tektonike të Adrias formuan malet që sot shohim në qiellin e Alpeve, Ballkan, Greqi, Itali dhe Turqi.

    Por pse u desh kaq shumë kohë për shkencëtarët që ta zbulonin?

    Sipas shkencëtarëve struktura gjeologjike e Europës është po aq komplekse sa politika. Dëshmitë për ekzistencën e ish-kontinentit u përhapën në 30 vende por hartografia ishte shumë e ndërlikuar. Zbulimi i fundit përbën studime dhe kërkime për më shumë se 10 vitesh, duke përfshirë edhe përdorimin e teknologjisë, si dhe të dhënat gjeologjike dhe gjeofizike të të gjithë rajonit.

    Image result for Greater Adria?

    Përveç zbulimit, shkencëtarët kanë gjetur edhe mbetje ( mbetje shkëmbinjsh) të Adrias së Madhe në rajonin e Istria të Kroacisë dhe në jug të Italisë, aty tek pjesa që në hartë duket si thembra e çizmes. Pritet që shumë shpejt Adria e zbuluar të kthehet në një destinacion për të gjithë aventurierët dhe ata që janë kuriozë./ metro/ Tiranapost.al. E.B

    Crystal clear waters in the calm bay of Milos island in Greece

    Ishulli Milos në Greqi

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]