• Shqip
  • English
  • E martë, 23 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Te gjitha

    Zbulohet ku dhe kur do të mbahet mbledhja e ardhshme e qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës


    Gjashtë muaj pas mbledhjes së fundit dy qeverive, ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës, do të mblidhen sërish në fund muajit maj në Shkodër. Dy qeveritë do të diskutojnë për 60 marrëveshjet e nënshkruara prej tyre.

    “Do të flitet për zbatimin e marrëveshjeve nga 5 takimet e deri tanishme. Takimi i përbashkët do të mbahet për të parë se ku jemi me marrëveshjet. Dhe nga aty do të vendosim nëse do të mbahen më apo jo mbledhjet. Pasi, nëse nuk ka produktivit ku do të jetë esenca e dy takimeve të dy qeverive”, tha këshilltarja e Fatmir LImaj, Valdete bajrami, për “Klan Kosova”.

    Këshilltarja e zv/kryeministrit të Kosovës shtoi se nuk ka një datë të caktuar për mbledhjen, por është menduar fundi i muajit maj.

    Në nëntorin e vitit që lamë pas, në Pejë u mbajt mbledhja e pestë e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Ndërsa për herë të parë, dy qeveritë u takuan më 11 janar të vitit 2014./Tiranapost.al