• Shqip
  • English
  • E shtunë, 24 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Zbulohet data se kur do mbahen zgjedhjet e parakohshme në Kosovë


    Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë pritet të mbahen në 29 shtator, të dielën e fundit të muajit që vjen. Kjo datë është mësuar nga “Gazeta Express”, ndërsa pritet që të dekretohet edhe nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

    Çështja për datën e zgjedhjeve do të trajtohet në Kuvend në 22 gusht.

    Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmri Limaj dhe Isa Mustafa kanë kërkuar të shkohet në zgjedhje dhe të shpërndahet Parlamenti, pasi kreu i qeverisë dha dorëheqjen.

    Kujtojmë se Haradinaj dha dorëheqje pasi tha u ftua për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale në Hagë, për të dëshmuar për krimet e luftës në Kosovë gjatë viteve 1998-1999./ Tiranapost.al