• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Video/ Zbulohet 600 kg kokainë në Brazil me stemën “K.F. Elbasani”


    Një sasi rekord prej 617 kg kokainë e pastër u gjet në një kampion nga policia në Brazil, ndërsa destinacioni ishte Europa. Në bazë të asaj që shkruhej në pakot e drogës “K.F. Elbasani”, dyshohet nga mediat informative se destinacioni final mund të ishte Shqipëria.

    Pakot e drogës që ishin futur në një kabinë të dyfishtë të një kamioni, ndërsa vlera e kokainës në treg arrinte në 9 milionë dollarë, ndërsa katër persona u arrestuan.

    Sipas burimeve të Zyrës Policore të Inteligjencës Gefron në Brazil, policia mundi të binte në gjurmët e katër trafikantëve pas informacioneve në rrugë operative. Katër të arrestuarit, mes të cilëve dhe një grua sipas policisë udhëtonin me dy automjete tip “Fiat” dhe shoqëronin kamionin. Ata janë tashmë të akuzuar për sasinë e madhe të drogës së sekuestruar.

    Gjatë marrjes në pyetje të të arrestuarve, shoferi tregoi se ai do të merrte 10.000 dollarë për transportin e drogës. Zbulimi i drogës është pasqyruar nga mediat braziliane në 2 shtator, ndërsa raportohet vetëm sot nga ato në vendin tonë./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]