Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

Zbulohen letrat e Princeshë Dianës dhe vjehrrit kur ajo ishte në prag divorci


“Nuk arrij ta imagjinoj se dikush me mendje të shëndoshë mund të të lërë për Camillën”, kështu shkruante Princi Philip, burri i Mbretëreshës Elizabeth në një letër që i dërgonte Dianës në vitin 1992. Ishte viti kur lajmi i divorcit të Charles dhe Dianës kishte pushtuar lajmet dhe familje mbretërore ishte e mbingarkuar nga skandali. Letrat e zbuluara nga Mirror dëshmojnë se mes Dianës dhe vjehrrit kishte një marrëdhënie afeksioni.

(Familja mbretërore, foto nga Google)

“Nuk e kishim menduar kurrë se do donte të të linte, kurrë s`na kishte shkuar ndër mend”, shkruante Philip i cili shkon deri aty sa e quan djalin budalla e se do ishte gafë nëse do linte gruan. “Do shkatërrojë reputacionin e tij nëse shkon vazhdon jetën me një tjetër. Ne nuk do e aprovojmë këtë lidhje, gjithsesi”, shkruante ai.

Po Philip i konsideronte të dyja anët e medaljes si një burrë i mençur. “A je e sigurt që tradhtia e Charles dhe Camillës nuk ka fare lidhje me sjelljen tënde në martesën tuaj”, shkruante ndër të tjera duke e bërë Dianën të mendojë që ndoshta edhe ajo kishte kontribuar drejt kësaj tradhtie.

Pavarësisht kësaj fjalie, marrëdhënia nuse e vjehrrë paska qenë e mirë. Po nuk mjaftonte për të mbajtur martesën në këmbë.

*Ky post u përshtat nga ilfattoquotidiano.it dhe është realizuar nga Fabjola Hije.