Aktualitet

Zbulohen kumbarët e Archie-t dhe nuk është ajo që të gjithë mendonin

Zbulohen kumbarët e Archie-t dhe nuk është ajo që të

Po flitet e shkruhet kaq shumë ditët e fundit për familjen e tyre, vetëm se tani është radha e Archie-t. Mediat e huaja kanë zbuluar kumbarët e tij Tiggy Pettifer dhe Mark Dyer, që e pagëzuan vitin e kaluar, por ndryshe nga gjithë të tjerët, Harry dhe Meghan nuk i treguan emrat e tyre. Vendimi për të mos i bërë publik lidhet me dëshirën e tyre për ta rritur djalin si një njeri të zakonshëm dhe jo mbretëror.

[caption id="" align="aligncenter" width="480"]Mark Dyer Mark Dyer[/caption]

[caption id="" align="aligncenter" width="480"]Archie Mountbatten-Windsor, godparents, Tiggy Legge-Bourke Harry dhe dadoja Tiggy, viti 1997[/caption]

Tiggy është dadoja që ka rritur Harry-n dhe William-in, kurse Mark është shoku i Harry-t. Pra asnjë prej tyre nuk është Serena Williams, shoqja e ngushtë e Meghan, emri i së cilës u lakua shumë korrikun e kaluar kur u bë dhe pagëzimi.

[caption id="attachment_462367" align="aligncenter" width="533"] Serena Williams[/caption]

I vetmi që njihej deri tani nga kumbarët e Archie-t është shoku tjetër i Harry-t, Charlie van Straubenzee.

*Ky post u përshtat nga Bazaar dhe u realizua nga Fabjola Hije