Aktualitet

Zbulohen dy vjedhjet e tjera të grupit të Admir Murataj gjatë 2019-s

Zbulohen dy vjedhjet e tjera të grupit të Admir Murataj gjatë

Grupi kriminal, që vodhi 10 milionë euro në Aeroportin e Rinasit, ka kryer edhe dy grabitje të tjera brenda 2019-s. “Grupi i kallashnikovit”, që udhëhiqej nga Admir Murataj, akuzohet dhe për dy ngjarje të ndodhura në janar të këtij viti.

Gazetari Spartak Koka tha gjatë emisionit “Opinion”, se grabitja e parë është kryer më 4 janar, ku një sasi tritoli shpërtheu në një bankomat të një banke në qendër të Urës Vajgurore. Gjithashtu po i njëjti grup në 8 janar dyshohet se, ka vendosur një sasi tritoli që shpërtheu në një bankomat të një banke në kryeqytet.

Kjo skemë e shpërthimit të bankomateve me eksploziv mësohet se përdorej nga Admir Murataj edhe për grabitjet në Greqi, ku mësohet se kreu 9 vjedhje./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/kush-e-vrau-grabitesin-admir-murataj-policia-apo-shoket/