• Shqip
  • English
  • E premte, 17 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Zbulohen dy qytete antike në Izrael, njëri prej tyre ngjason me Nju-Jorkun


    Arkeologët izraelitë kanë zbuluar një qytet antik, rreth 5000-vjeçar i cili i përngjason New York-ut në fillim të Periudhës së Bronzit, për nga rëndësia e qytetit. Gërmuesit e vendbanimeve antike në distriktin e Haifës, në veri të Izraelit   thanë se besohet se qyteti ka qenë kozmopolitan për kohën dhe i planifikuar, ku jetonin mijëra njerëz.

    Mbetjet e qytetit të themeluar 5000 vjet më parë, u zbuluan në Izrael, dhe konsiderohen si zbulimet arkeologjike më të mëdhaja dhe të vjetra të zbuluara ndonjëherë në rajon.

    Në qytetin antik banonin rreth 6000 njerëz, dhe përfshinte rrugë, lagje, një tempull ku mbaheshin rituale dhe fortifikime. Autoriteti i Antikitetit në Izrael tha se qyteti antik i mbiquajtur ‘En Esur’ ishte rreth 161 hektarë, dhe dizajni i tij përfshinte hapësira publike dhe rezidenciale, rrugë, si dhe rrugica.

    Rreth 4 milionë fragmente u gjendën ne vendin e zbulimeve, që përfshinin figura të rralla njerëzish dhe kafshësh, copa qeramike, dhe mjete të ndryshme, disa prej të cilave vinin nga Egjipti. Banorët e qytetit, të cilët ishin të tërhequr  nga zona për shkak të burimeve të freskëta të ujit, toka pjellore dhe afërsia më rrugët tregtare, mbaheshin nëpërmjet agrikulturës, si dhe tregtimit me rajone dhe vende të ndryshme.

    Një vendbanim akoma më i hershëm, themeluar rreth 7000 vjet më parë u zbulua poshtë qytetit. Arkeologët gërmuan zonën për më shumë se 2 vjet e gjysmë, ku morën pjesë 5000 adoleshentë dhe vullnetarë. Vendbanimi antik u zbulua gjatë gërmimeve për të hapur një rrugë të re. /Burimi BBC News/Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post