Te gjithaTech

Zbulo pa u lodhur shumë kush të ka bërë block në Facebook


E dimë që nuk ndihesh mirë kur dikush të bën bllok, pasi bota virtuale e ditëve të sotme ka shumë rëndësi. Në Facebook apo Instagram po kalojmë shumicën e kohës, ndaj edhe aty gjërat lidhen fort me realitetin. Kështu të gjithëve na intereson të dime se kush na ‘ka tradhtuar’, kush na bllokuar duke na fshirë nga Facebook Feed.

E para që duhet të bësh është të shkosh tek ikona e kërkimit në Facebook ( facebook Search) dhe të shkruash emrin e personit që dyshon se të ka bërë block. Nëse nuk të del asgjëkund pas disa kërkimesh, ka dy mënyra ose të ka bërë block ose e ka fshirë komplet adresën.

Kur dikush të bën block në Facebook, nuk mund t’ja shohësh profilin, ti dërgosh ftesë, mesazh apo ti bësh koment. Hapi i dytë është më i thellë: Hap mesazhet e Messenger nëse ke bërë ndonjë bisedë me të dhe kliko që të hapen mesazhet. Nëse emri është me të zezë apo me bold dhe ti nuk e klikon dot, do të thotë se përdoruesi e ka adresën në funksion, por ty të ka bllokuar.

Ende nuk je i bindur se të ka bërë block? Atëherë tregojmë hapin e tretë që ka lidhje me jetën e përditshme. Nëse e ke njohur do të thotë se të paktën një mik e keni të përbashkët. Mund ta pyesësh fare kollaj nëse profili i personit është aktiv ajo jo. Dhe nëse përgjigja është po, të ka bërë block që ç’ke me të. Tiranapost.al E.B