• Shqip
  • English
  • E martë, 22 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Zbulimi i shekullit! Shkencëtarët flasin për proteinën që mund të na shpëtojë nga ftohja në dimër


    Nëse është e vërtetë, të gjithë do shpëtojmë gjatë periudhës së dimrit. Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur mënyrën se si të ndalojnë sëmundjen e të ftohurës. Ata kanë identifikuar një proteinë jetike në qeliza, për të cilën virusi që shkakton të ftohur ka nevojë, në mënyrë që të riprodhohet dhe të qëndrojë në organizëm.

    Dhe me ndalimin e prodhimit të kësaj proteine ata ndalojë përhapjen e virusit në qeliza. Profesori i mikrobiologjisë në Universitetin e Stanford në Kaliforni, Jan Carette, thotë për Daily Mail: Gjithmonë më thonin gjyshërit, nëse je kaq i zgjuar na shpik ndonjë kurë që të mos ftohemi më gjatë dimrit. Epo duket se qëllimit ia arritëm.

    Ai përmend një teknikë të njohur si redaktimi i gjeneve. Që do të thotë riprogramim të qelizave për ndalimin e proteinës tek qelizat njerëzore, fillimisht e testuar tek minjtë. Bllokimi i kësaj proteine, që njihet si metiltransferaza SETD3, çon në zhduken apo shpërbrjen e virusit.

    Image result for common cold

    Por duke qenë se shkencëtarët nuk mund të arrijnë të modifikojnë gjenin tek njerëzit, ata kanë menduar të krijojnë ilaçin që mund të zgjasë efektet duke bllokuar përkohësisht proteinën, kryesisht në sezonin e dimrit. Kjo teknikë rezulton efektive edhe kundër viruseve të tjerë, përfshirë atë që shkakton poliomielitin.

    Ekzistojnë rreth 160 lloje të ndryshme të rinovirusit që shkaktojnë ftohjen. Gjetjet janë publikuar në revistën Nature Microbiology, që vërtetoi me 100% siguri se minjtë e modifikuar gjenetikisht gjatë eksperimentit, nuk patën asnjë problem më pas, pavarësisht se u mungonte lloji i proteinës specifike. Por deri në hedhjen në treg të ilaçit, nuk dihet ende në formë pilule apo të lëngshme, duhet ende shumë punë.  / Daily Mail/ Tiranapost.al. 

    Researchers have identified a vital protein in cells which the cold virus needs in order to reproduce. By stopping humans producing this protein, they can stop the cells from replicating [File photo]

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]