Sociale Te gjitha

Zbrazet Dibra, Gjirokastra e Kukësi. Shqiptarët preferojnë dy qytete të tjera


Dy qytetet e preferuara të shqiptarëve janë Tirana dhe Durrësi. Ata po lënë qytetet e tyre për t’u zhvendosur më në qendër. Por këto qytete ndryshe nga të tjerët po zbrazen më shpejt. Bëhet fjalë për Dibrën, Gjirokastrën dhe Kukësin që kanë nivelin më të lartë të migrimit sipas Institutit të Statistikave (INSTAT).

Shqiptarët vijojnë të dynden drejt Tiranës dhe Durrësit duke i rendituar ato si qarqet top destinacion për migrantët e brendshëm.

Tirana ka rritjen më të lartë të numrit të banorëve për periudhën 2012-2016, që e shprehur me terma absolute rreth 16 mijë banorë i janë shtuar këtij qarku mesatarisht çdo vit.

Sigurisht që popullsia lëviz drejt qyteteve më në qendër, me synimin për një jetesë më të mirë.

Migracioni më i lartë:

Dibra -28 %

Kukësi -23,8 %

Gjirokastra -23,7 %/ E.D/ Copyright Tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *