Aktualitet

Zbërthehen dy celularët e Santiago Malkos, identifikohen të dyshuarit për vrasjen e tij

Zbërthehen dy celularët e Santiago Malkos, identifikohen të

Dy celularët e gjetur në makinën e Santiago Malkos janë provat më të rëndësishme, të cilat po zbërthehen nga policia. Sipas raportimeve në mediat informative një telefonatë e fundit e ish-policit, që u ekzekutua me 10 plumba mbrëmjen e së martës në zonën e “Porcelanit,” mund të jetë një ndihmesë për hetuesit.

Gjithashtu, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të lavazhit afër vendit të krimit, që edhe ndihmuan në zbardhjen e plotë të dinamikës së krimit mafioz. Të dyshuar për këtë ngjarje janë shtetasit D.A dhe L.D, për të cilët po kryhen të gjitha verifikimet. Këta dy persona ishin me precedent të mëparshëm penal dhe akuzohen për një sërë veprash penale, por më kryesore është ajo e trafikut të lëndëve narkotike.

Ndërkohë sipas hetuesve të ngjarjes bazuar te rrethanat, autorët e ekzekutimit të ish-policit janë vrasës me pagesë

Deri më tani janë ngritur tre pista hetimi:

-Pista e hakmarrjes, pasi 26-vjeçari dyshohet të këtë marrë pjesë në vrasjen e një personi në Durrës disa kohë më parë.

-Pista e lojërave të fatit, aktivitet që e ushtronte në mënyrë të paligjshme dhe dyshohet për gjobvënie, nisur nga e shkuara që kishte Santiago Malko.

-Pista e prishjes së pazareve të drogës, nëpërmjet grupeve kriminale.

Pas përjashtimit nga uniformat blu nisën edhe problemet me ligjin për Malkon, i cili fillimisht në 2016-n u përfshi në një konflikt në një lokalë në rrugës “Islam Alla” me vëllezërit Gentian e Edmond Lashi, ku pati tentativë edhe për përdorimin e armëve. Por ky konflikt mësohet se u zgjidh me mirëkuptim nga të dyja palët.

Një tjetër ngjarje e bujshme në të cilën është përfshirë është edhe ajo e 4 tetorit të 2018-s në ish-Bllok ku u vra Fabian Gaxhaj. Ai u kap nga kamerat e sigurisë duke hyrë brenda lokalit, me një kapelë mbi kokë, pas Ervis Martinajt, me të cilin ishte mik dhe Eljon Hatos./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/e-kaluara-e-ish-policit-qe-dyshohet-se-coi-ne-vrasjen-e-tij/

http://www.tiranapost.al/vrasja-tek-porcelani-momentet-e-dhimbshme-te-nenes-se-26-vjecarit-kur-mberriti-ne-vendin-e-ngjarjes/

http://www.tiranapost.al/bashkeshortja-police-e-santiago-maltos-qe-u-ekzekutua-dje/