• Shqip
  • English
  • E hënë, 20 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Zbardhet vendimi me shumën e fondeve që do përdoren në fushatën e zgjedhjeve të 30 qershorit


    Është publikuar vendimi për shpërndarjen e fondeve për partitë politike të cilat marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Vendimi i zbardhur në faqen zyrtare, i ka kaluar Kuvendit dhe pritet që të shqyrtohet në seancën parlamentare dhe të vihet më pas në zbatim. Mësohet se shuma totale është 65 milionë lekë të rinj. Nga fondet e parashikuara PD dhe LSI janë të përjashtuara, pasi nuk janë regjistruar në zgjedhjet lokale. Jo vetëm kaq, por edhe partitë e tjera opozitare me deputetët që kanë djegur mandatet janë përjashtuar.

    Në projektvendimin e publikuar nuk tregohet mënyra se si do të ndahen paratë, por ajo që do të përfitojë është Bindja Demokratike, pasi do të garojë në 26 Bashki të vendit dhe regjistrimet e kandidatëve i ka bërë.

    Por kur nis fushata?

    Sipas rregullores së Kodit Zgjedhor, fushata duhet të nisë 45 ditë para datës së zgjedhjeve, në këtë rast 30 qershorit. Shpenzimet e fushatës do të mbulohen pikërisht me këto fonde. Vendimi si më poshtë/ Tiranapost.al. E.B