• Shqip
  • English
  • E martë, 28 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Zbardhet vendimi me arsyet e shkarkimit të Arben Malaj si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë


    Është zbardhur vendimi për shkarkimin e Arben Malajt si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Mësohet se Erjon Braçe ka firmosur vendimin, ku ndër arsyet kryesore të shkarkimit të tij përmenden qëndrimet politike sipas PS-së të Malajt që cënojnë integritetin që kërkon pozicioni në Këshillin Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë.

     “Duke marrë në konsideratë dhe duke e vlerësuar kërkesën e Kuvendit, daljet dhe prononcimet publike të Arben Malaj për tema thellësisht politike, të cilat kanë qenë të vazhdueshme edhe gjatë periudhës zgjedhore për zgjedhjet lokale të datës 30 qershor, si dhe duke u bazuar në dispozitën ligjore të përmendur më sipër, Këshilli i Ministrave ka vendosur që Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, të pezullohet nga kjo detyrë. Këshilli i Ministrave i propozon Kuvendit të Republikës së Shqipërisë shkarkimin e Arben Malaj nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”, thuhet në vendimin e bërë publik.

    Ndërkaq, vetë Arben Malaj ka thënë se shkarkimi i tij po bëhet për arsye politike, dhe ka njoftuar se çështjen e tij do e çojë në Gjykatën Europiane.

    Kujtojmë se me datë 5 dhjetor, në Fletoren Zyrtare, u bë publik vendimi i Këshillit të Ministrave për pezullimin e Malajt nga puna./ Tiranapost.al. 

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post