Aktualitet

Zbardhet propozimi i PS që 'shmang' Metën për betimet e gjyqtarëve në Kushtetuese

Zbardhet propozimi i PS që 'shmang' Metën për betimet e

Pas përplasjes në Gjykatën Kushtetues, pasi Meta dekretoi Marsida Xhaferllarin në Kushtetuese, ndërsa Arta Vorpsin nuk e ftoi, kjo e fundit shkoi të firmosë tek noterja, PS paralajmëroi një ndryshim për procedurën e betimit të Gjyqtarëve.

Së fundmi ky propozim është zbardhur, dhe flet për ndryshime në ligj. Për shkak të situatës së ndodhur me Arta Vorpsin, sipas propozimit të PS, presidentit i jepet një afat kohor prej 10 ditësh që të ftojë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese në Betim, dhe nëse kjo nuk ndodh, propozohet që betimi të bëhet diku tjetër dhe ti dërgohet presidentit me shkrim. Betimi kështu sipas PS quhet i kryer dhe gjykatësi do mund të fillojë detyrën.

Ndryshimi i propozuar

Në nenin 8, paragrafi 1, shtohet fjalia e dytë me këtë përmbajtje:

Presidenti i Republikës organizon ceremoninë e betimit jo më vonë se 10 ditë nga data e zgjedhjes, emërimit ose shpalljes të emëruar të anëtarit të Gjykatës Kushtetutese.

Nëse anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk thirret për të bërë betimin, pas përfundimit të këtij afati, ai kryen betimin në formë të shkruar dhe ia dërgon atë Presidentit të Republikës, organit të emërtesës dhe Gjykatës Kushtetuese.

Data e organizimit të ceremonisë së betimit ose data e dërgimit të betimit me shkrim, konsiderohet si dita e betimit dhe e fillimit të detyrës së gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe përfshihet në dosjen e tij personale.

Në rast se gjyqtari nuk pranon të bëjë betimin, mandati i tij përfundon.

Sqarim; Në foto edhe Besnik Muçi, i larguar nga lista. / Linku këtu./ Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/kushtetuesja-arta-vorpsi-kundershton-presidentin-meta-ben-betimin-dhe-ia-dergon-me-poste/

http://www.tiranapost.al/hetimet-per-shkarkimin-e-metes-ps-beri-edhe-9-shkelje-me-kushtetuesen/

http://www.tiranapost.al/gjykata-kushtetuese-nuk-e-njeh-arta-vorpsin-njohim-vetem-3-anetaret-e-betuar-te-presidenti/