Aktualitet

Zbardhet mbledhja e Ramës me grupin e PS: Fushata zgjedhore hapet më 31 maj, data s'luan

Zbardhet mbledhja e Ramës me grupin e PS: Fushata zgjedhore hapet më

Në pallatin e Kongreseve, me datë 31 maj çelet fushata e zgjedhjeve dhe të pranishëm do të jenë të gjithë kandidatët për kryetarët e Bashkive nga radhët e PS. Këtë ka zbuluar kryeministri Rama në mbledhjen me grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, i cili u është drejtuar vartësve të tij, të shkojnë në baza e të punojnë me njerëzit e të mos provokohen nga situatat e ndryshme që mund të krijohen.

Derë më derë fshat me fshat, qytet më qytet, data 30 qershor nuk luan. Regjistroni ata që kryejnë incidente në zgjedhje. S’duhet të kemi arrogancë në asnjë hallkë. Çdo njeriu i thoni se kush cënon zgjedhjet, do i bllokohet hurja në Amerikë dhe në BE.

Kryeministri ka thënë gjithashtu se zv/kryeministri Braçe nuk i koordinon dot i vetëm të gjitha parregullsitë në këtë proces dhe çdo deputet duhet të mbulojë zonën e tij për të bërë derë më derë komunikimin e masave për ata që do tentojnë të prishin zgjedhjet./ Tiranapost.al. E.B